KryesoreLajme

Konvertimi i patentë-shoferit nga ilegal në “RKS”, vetëm sot u parashtruan mbi 100 kërkesa

 Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi për aplikimin për konvertim të patentë shoferëve, nga ata ilegalë serbë, në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin  e veriut, Veton Elshani, ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme janë dorëzuar 121 kërkesa të tilla.

Lexo më shumë  Murati: Tatimi në pronë do të faturohet për herë të parë pas 25 vitesh në katër komunat në veri

Që nga fillimi i këtij afati, më 9 maj, në të gjithë vendin janë parashtruar 2294 kërkesa për konvertim nga ana e qytetarëve serbë.

Tash e dy muaj, më së shumti kërkesa për konvertim ka pasur në Mitrovicë të Veriut – 621.

Më pas në Leposaviq, 598 kërkesa, si dhe në Zveçan – 394 kërkesa.

Numri më i vogël i kërkesave është parashtruar në komunën e Zubin Potokut: 328.

Lexo më shumë  Kurti viziton një kompani prodhuese në Gjakovë: Në mandatin tjetër jemi zotuar për 1 miliard euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese

Të gjithë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës kanë kohë deri më 9 gusht të konvertojnë patentë shoferët ilegalë, në ata RKS.

Rruga Press

YouTube player