Lajme

Kontrolli ndaj turmave, Rama miraton vendimin: Garda mund të përdorë lëndë paralizuese

Qeveria ka miratuar një vendim që lejon Gardën e Republikës përdorimin e armatimeve, lëndëve paralizuese dhe pajisjeve të tjera për kontrollin e turmave.

VKM-ja e miratuar në mbledhjen e Qeverisë, parashikon që Garda të pajiset me armatim të ri, duke përfshirë këtu edhe të lëndëve kimike neuroparalizuese.

Po ashtu, ligji i datës 1.12.2003, për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme shfuqizohet duke i lënë vend vendimit të ri.

Vendimi:

Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese, të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga garda e republikës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Lexo më shumë  Orav: Ligji për të Huajt frymëzim për BE-në dhe dinamika të reja për Kosovë

VENDOSI:

1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.

Lexo më shumë  Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë

3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *