Lajme

Hyn në fuqi urdhri/ Studentët nuk do lejohen në auditore pa dëshmi vaksinimi

Hyn në fuqi urdhri i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që detyron vaksinimin e personelit të institucioneve arsimore dhe studentëve.

Sipas urdhrit të firmosur nga Manastirliu më 24 Shtator dhe të publikuar këtë të Mërkurë në Fletoren Zyrtare, personeli i institucioneve arsimore duhet të depozitojë pranë qendrës së punës dhe studentët pranë zyrave të përcaktuara nga IAL-të përkatëse, Certifikatën e Vaksinimit COVID-19 nga e-Albania apo kartën e vaksinimit.

Për punonjësit e institucioneve arsimorë që nuk paraqesin Certifikatën e Vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit, do të kërkohet paraqitja, çdo javë, e testit PCR, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars–Cov-2.

Lexo më shumë  "Kosova është demokraci funksionale", Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë

Ndërkohë, studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit, për të hyrë në institucionet e arsimit të lartë, duke filluar nga data 11.10.2021.

Referuar urdhrit, institucionet arsimore duhet të identifikojnë personelin e institucionit arsimor dhe studentët që kanë depozituar Certifikatën e Vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit dhe të raportojnë pranë Institutit të Shëndetit Publik informacion mujor mbi identifikimin e kryer.

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

Instituti i Shëndetit Publik ngarkohet të marrë masat dhe të monitorojë mbulimin vaksinal të grupet e përmendura si dhe të raportojë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.   Po ashtu, ngarkohet Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,  Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik të bashkëpunojnë me institucionet e arsimit të lartë, për zbatimin e këtij urdhri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *