Lajme

Kontrollet te apartamenti i çiftit Veliaj-Xoxa, GJKKO rrëzon alibinë e bashkëshortes së kryebashkiakut të arretsuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzon një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës.

Bëhet fjalë për kërkesën e bërë ku Xoxa kundërshtonte kontrollet e BKH-së në zyrën në Apartamentin 11/4, që pala mbrojtëse e konsideron si magazinë në “Sky Tower”.

Kontrollet u ushtruan nga BKH-së në janar të këtij viti ku u sekuestruan edhe sende me vlerë për hetimin.

Lexo më shumë  Zbardhet pas 27 vitesh fati i tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Mes kërkesave të Xoxës ishte dhe ajo për kthimin e celularit që ishte rrëzuar edhe më parë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shqiptarët varfërohen, ndërsa bankat fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj në Shqipëri