Lajme

Kontrabanda në veri, Policia e Kosovës njofton për shkëmbime zjarri

Një shkëmbim zjarri në mes një grupi kontrabandistësh dhe Policisë së Kosovës kandodhur në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut. Nga rasti nuk ka të lënduar ndërsa të arrestuar numjërohen 5. Një tjetër është akoma në kërkim 

5 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se të njëjtit merreshin me kontrabandë. Një tjetër është akoma në kërkim.

Sipas burimeve të Dukagjinit, personi i gjashtë është i nacionalitetit shqiptar.

Lexo më shumë  Sërish thirrje, Federata e Kosovës padit sërish Serbinë në UEFA

Gjatë tentimit për t’i ndaluar, grupi i të dyshuarve i ka sulmuar me armë zjarri Policinë e Kosovës dhe më pas, Policia është kundërpërgjigjur.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani. Ky i fundit ka njoftuar se nga rasti nuk ka viktima

“Në rrethinën e Zubin Potokut, Policia ka hasur në një veturë që dyshohej që merrje me kontrabandë. Në tentim për t’i ndaluar ka pasur të shtëna me armë. Policia ka shkëmbyer zjarr. Nga rasti nuk ka të lënduar dhe as të vdekur. Kemi konfiskuar 4 vetura dhe një kombi. Të arrestuar janë 5 persona, katër serbë dhe një shqiptar”, ka deklaruar Elshani gjersa theksoi se furgoni ishte duke bartur cigare.

Lexo më shumë  NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

Ky i fundit theksoi se nga të dyshuarit, një po kërkohet akoma.

Rruga Press

YouTube player