Lajme

Kontejneri me banane dyshohet se transportonte drogë, jepet sot masa për 20 punonjësit e portit të Durrësit

20 punonjësit e Portit të Durrësit, që u arrestuan në lidhje me kontejnerin me banane që u gjet i hapur para se të skanohej, ku mendohet se ka pasur lëndë narkotike, kanë dalë sot para gjykatës. Togat e zeza të Durrësit do të caktojnë sot masën e sigurisë për të arrestuarit.

Bëhet fjalë për shtetasit; Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skender Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Shpëtim Hajdin, Andra Xhevara, Adem Brasha, Veiz Kuçi, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergj Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tola, Altin Mahmutaj, Nazmi Allgjata.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Kontejneri me banane ka mbërritur ne port datën 8 korrik, por nuk ishte paraqitur njeri për të tërhequr sasinë e bananeve, ndërsa më herët kishte ndaluar në Kolumubi, Itali e Durrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *