Sport

Video/Konte e nis me fitore te Totenhemi, por vëmendjen e merr portieri që imitoi Nojerin

Aventura e Antonio Kontes te Totenhemi ka nisur me fitore, dhe pikërisht në Kupat e Europës.

Spërsat mundën 3-2 Viteshen në sfidën e luajtur mbrëmjen e djeshme në Ligën e Konferencën. Në këtë takim u dhanë 3 kartonë të kuq, një për Totenhemin dhe dy për miqtë. Por ai që ka tërhequr vëmendjen ishte kartoni i dytë i kuq i marrë nga portieri Shubert.

Lexo më shumë  Yakin thotë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në Serbi

Në minutën e 85-të, Totenhemi u nis në kundërsulm të shpejtë, por Shubert tentoi të bënte një dalje ‘’alla Nojer’’, por gjithçka shkoi keq pasi portieri mik ndaloi aksionin duke prekur topin me dorë në mesfushë.

Për gjyqtarin ishte karton i kuq, duke e lënë skuadrën me 9 lojtarë, pasi më herët Doki ishte ndëshkuar me karton të kuq vetëm 4 minuta më parë.

Lexo më shumë  Yakin thotë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në Serbi
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *