Lajme

Konjufca: Vendim i shkëlqyer avancimi i statusit e Kosovës në NATO

“Vendim i shkëlqyer” i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

Kështu thotë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një postim në Facebook, ku thotë se Kosova është një histori suksesi e NATO-s.

“Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme! Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta”, shkroi ai.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ai falënderoi edhe delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s.

“Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi”.

Rruga Press

YouTube player