Lajme

Konjufca udhëton sot në Hagë, takon ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të udhëtojë ditën e sotme drejt Hagës për t’i takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur para disa ditësh këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, i cili ka njoftuar se do të udhëtojë bashkë me të.

Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, shkroi ai.

Lexo më shumë  Guvernatori Ismaili për Bloomberg: Kosova drejt rekordit të investimeve të huaja direkte

Para disa ditësh, Konjufca tha se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK’së.

Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ka deklaruar Konjufca.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *