Lajme

Konjufca takon raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

Një ditë më parë Bakoyannis ishte pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Bakoyannis ka thënë se raporti që do të përpilojë gjatë vizitës së saj do të shërbejë si bazë për vendimmarrje në PACE.

Lexo më shumë  Miratohet marrëveshja për njohjen e kualifikimeve për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami me Evropën Qendrore

Vizita e Bakoyannis shënon një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kjo vizitë i paraprinë vizitës së raportueseve nga dy Komitetet tjera përkatëse të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan dhe Béatrice Fresko-Rolfo, të cilat do të qëndrojnë në Kosovë në fillim të muajit dhjetor./rtk

Rruga Press

YouTube player