KryesoreLajme

Konjufca takon Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, diskutojnë për sektorin privat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, me ç’rast është diskutuar për fuqizimin e sektorit privat. Sipas komunikatës për media të Lidhjes së Bizneseve, Konjufca gjatë takimit tha se një nga prioritetet kryesore të Kuvendit është zhvillimi ekonomik.

“Ai theksoi rëndësinë e transformimit digjital të administratës publike dhe proceseve të ndryshme për të zvogëluar koston dhe kohën e nevojshme për të kryer procedurat administrative për bizneset”, vazhdon komunikata.

Lexo më shumë  Platforma e-Albania dhe sistemet e tjera shtetërore po përballen me një bllokim masiv, duke i lënë qytetarët dhe bizneset pa akses në shërbime jetike si certifikatat, rimbursimet apo fiskalizimin

Ndërkaq Lidhja e Bizneseve ka shprehur nevojën për plotësimin dhe ndryshimin legjislativ për Investimet Strategjike, të cilat ndikojnë direkt në tërheqjen e investimeve të huaja. 

“Nga ky takim ishte një konstatim i gjithmbarshëm që vazhdimi  i reformës në mjedisin e të bërit biznes, mundëson fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Temë e këtij ishte edhe mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimit të tyre brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Shtetësi për “sportistë elitarë”/Skandali që po pasuron trafikantë e zyrtarë federate

Rruga Press

YouTube player