KryesoreLajme

Konjufca takon Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, diskutojnë për sektorin privat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, me ç’rast është diskutuar për fuqizimin e sektorit privat. Sipas komunikatës për media të Lidhjes së Bizneseve, Konjufca gjatë takimit tha se një nga prioritetet kryesore të Kuvendit është zhvillimi ekonomik.

“Ai theksoi rëndësinë e transformimit digjital të administratës publike dhe proceseve të ndryshme për të zvogëluar koston dhe kohën e nevojshme për të kryer procedurat administrative për bizneset”, vazhdon komunikata.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Ndërkaq Lidhja e Bizneseve ka shprehur nevojën për plotësimin dhe ndryshimin legjislativ për Investimet Strategjike, të cilat ndikojnë direkt në tërheqjen e investimeve të huaja. 

“Nga ky takim ishte një konstatim i gjithmbarshëm që vazhdimi  i reformës në mjedisin e të bërit biznes, mundëson fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Temë e këtij ishte edhe mbështetja e prodhimeve vendore dhe promovimit të tyre brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Rruga Press

YouTube player