Lajme

Konjufca takon ambasadorin austriak, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti të martën në takim ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer, me të cilin u dakorduan për thellim të bashkëpunimit.

Konjufca, sipas njoftimit të Kuvendit, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e falënderoi ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e palëkundur të Austrisë ndaj Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit theksoi se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht por edhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese, duke nënvizuar njëherësh rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Në takim, ku u shkëmbyen pikëpamje edhe përkitazi me zhvillimet politike në vend e rajon, siç thotë njoftimi, u bisedua me theks të veçantë për bashkëpunimin në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin austriak, ku nëpunës të administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësinë të marrin njohuri dhe të njihen me praktikat e Parlamentit të Austrisë.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

“Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Schnetzer po ashtu shprehën gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha e sektorë të tjerë me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë”, vijon njoftimi.

Rruga Press

YouTube player