Lajme

Konjufca: Sipas interpretimit të zyrës ligjore, Driton Selmanaj nuk mund ta drejtojë komisionin hetimor për energjinë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është deklaruar në lidhje me formimin e komisionit hetimor parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Konjufca ka thënë se pas të gjitha diskutimeve ka kërkuar interpretim nga zyra ligjore për çështjen e formimit të komisionit hetimor.

“Për shkak të pakujdesisë në mënyrën se si janë grumbulluar nënshkrimet konkluzioni është: asnjëri prej të gjithë atyre deputetëve nuk mund të drejtojë këtë komision. Meqenëse interpretimi i zyrës ligjore është kështu si institucion legjitim i Kuvendit, interpretimi është se nuk ka mbetur kurrfarë hapësire sa i përket propozuesit, jo themelimit se themelimi duhet me ndodhë”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca u shpreh se sipas zyrës ligjore Driton Selmanaj nuk mund të jetë kryetar i komisionit hetimor.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Kush do të jetë drejtuesi, sipas zyrës ligjore është se nuk mund të jetë si rrjedhim Driton Selmanaj. Interpretimi ligjor është ky, për këtë arsye që i shpjegova rruga përpara mund të jetë vetëm në një mënyrë dhe unë jam në favor të interpretimeve zhbllokuese që është që mazhoranca të heqë dorë që dikton themelimin e çështjes”, ka shtuar ai.

Konjufca tha se distancohet nga deputetët të cilët kanë thënë se ky komision nuk mund të themelohet.

“Po distancohem prej deputetëve që kanë thënë se ky komision nuk mundet me u themelu, ky komision duhet me u themelu”, tha kryeparlamentari.

Tutje, Konjufca ka thënë se nuk pajtohet që pozita ka të drejtë të diktojë formimin e komisionit.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Nuk pajtohem që mazhoranca ka të drejtë me diktu formimin.  Nëse nuk pajtohet mundet mos me votu, por mazhoranca nuk ka të drejtë me diktu formimin”, u shpreh Konjufca.

Konjufca ka kërkuar nga opozita që të shqyrtojë mundësinë e propozimit duke shpjeguar se ai grup parlamentar i cili dëshiron të udhëheqë komisionin, të mos jetë i përfshirë në nënshkrime.

“Opozita të shqyrtojë mundësinë e propozimit sa i përket lënies së lirë që ai grup parlamentar i cili dëshiron të udhëheqë të mos jetë i përfshirë në nënshkrimet të cilat zyra ligjore m’i interpreton si nënshkrime të propozuesit. Ato janë nënshkrime të propozuesit“, tha Konjufca.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *