KryesoreLajme

Konjufca pro themelimit të Komisioneve Hetimore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë sipas tij nuk duhet të ketë asnjë pengesë.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, Konjufca ka thënë se debati për çështje të tilla duhet të bëhen në komisione.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Unë jam që mos të bëhet asnjë pengesë në themelim e këtij komisionit hetimor, për themelimin e komisionit hetimore cilado qofshin ato. Beteja duhet të behet brenda komisioneve, si kryetar e shpreh vullnetin tim konceptim tim qëndrimin tim komisionit parlamentare nuk duhet të pengohet sepse kjo behet precedent atëherë në mënyra afatgjate dëmtohet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe parlamentarizmi jonë”, u shpreh Konjufca.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player