KryesoreLajme

Konjufca priti në takim drejtorin e Qendrës Përkujtimore – Srebrenica

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e Qendrës Përkujtimore – Srebrenica, Emir Suljagiç, ku ka biseduar lidhur me të kaluarën e cilësuar nga krimet e luftës dhe gjenocidi i përgjakshëm i Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe për nevojën e bashkërendimit kundër përpjekjeve që duan të cenojnë apo fshehin qëllimtazi të vërtetën, kundër tentativave për të vonuar apo shmangur vendosjen e drejtësisë.

Lexo më shumë  Abrashi: Ligji për Specialen asnjëherë në rrezik, i ka 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota

Në njoftimin për media, thuhet se Konjufca theksoi se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e njeh zyrtarisht si gjenocid masakrën e Srebrenicës, duke konfirmuar kështu mbështetjen e pakursyer ndaj Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim.

Drejtori Suljagiç e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mirënjohje për miratimin e kësaj rezolute nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe potencoi rëndësinë e bashkëpunimit, për të ekspozuar sa më efektivisht krimet e luftës dhe gjenocidin, për të mbrojtur dinjitetit dhe të vërtetën, të cilën Serbia në mënyrë shtetërore përpiqet ta fshehë apo shtrembërojë.

Lexo më shumë  Vulini paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës
YouTube player