Kryesore

Konjufca priti ambasadorin e Italisë, kërkon mbështetje për integrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, nga i cili kërkoi që Roma zyrtare të vazhdoj edhe më tej ta mbështesë Kosovën në procesin integrues.

Konjufca vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe i shprehu mirënjohje ambasadorit De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia mike, si një ndër aleatët më të rëndësishëm, i ka dhënë ndër vite Kosovës në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Në këtë kontekst, kryeparlamentari vuri në pah nevojën e vazhdimit të mbështetjes për proceset integruese që ka përpara shteti ynë. 

Ambasadori De Riu falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi përkrahjen e shtetit italian për Republikën e Kosovës. Po ashtu në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në mes dy vendeve.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Rruga Press

YouTube player