KryesoreLajme

Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca në punimet Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës , të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, falënderoi ata për mbështetjen që i kishin dhënë amanendamentit të propozuar nga delegacioni kosovar për ta dënuar sulmin terrorist në veriun e Kosovës.

“Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë amendamentit tonë të propozuar nga delegacioni jonë për ta dënuar sulmin terrorist në veriun e Kosovës që ndodhi në shtator të vitit të kaluar me synim të parandalimit të destabilizimit e kërcënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Kur flasim për stabilitetin dhe sigurinë, me luftën hibride të Rusisë e cila e ka shtuar pasigurinë në rajonin tonë ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj përpjekjeve të tilla destabilizuese si ajo që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë nëse duam të kultivojmë një ndjenjë të vërtet sigurie”, tha në këtë takim Konjufca.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Pas kryeparlamentarit për Kosovën, të qenit pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frakofonisë nuk është vetëm shprehje e lidhjeve kulturore, por edhe mundësi për angazhim edhe diplomatik e mbrojtje e vlerave të përbashkëta në nivel global sidomos në këto kohë që Konjufca i quajti kohë të pasigurta.

Konjufca është shprehur i lumtur  që Kuvendi i Republikës është nikoqir i Sesionit të 36 të Asamblesë Rajonale të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

“Republika e Kosovës e vlerëson dhe mburret me praninë dhe angazhimin e saj aktiv në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë një forum ky politik që në thelb të misionit të tij e ka promovimin e bashkëpunimit mes vendeve frankofone, forcimin e kapaciteteteve të parlamentarëve dhe promovimin e demokracisë e të drejtave të njeriut në gjithë botën frankofone”, tha ndër të tjera ai.

Ky sesion i pari në Kosovë u hap nga Anne Lambelin, Delegate Rajonale e APF-së për Evropë.

Rruga Press

YouTube player