KryesoreLajme

Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë homazheve që ka bërë të enjten në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, si dhe në fshatrat Makoc dhe Sharban të Prishtinës, ka thënë se pa zbardhjen e krimeve të forcave serbe gjatë luftës dhe vënien e autorëve para drejtësisë, as të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë. 

Lexo më shumë  Paketa Fiskale 2027, edhe bizneset gjermane kundër rritjes së taksave në Shqipëri

“Duke ndarë dhimbjen me familjarët e të rënëve kryetari Konjufca theksoi se pa zbardhjen e këtyre krimeve dhe vënien e autorëve të tyre para drejtësisë, as të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë në varret e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi. 

Në Ribar, para 25 vjetëve forcat serbe vranë 25 civilë shqiptarë. Ndërsa në kompleksin e varrezave në fshatin Makoc të kryeqytetit, prehen eshtrat e 93 shqiptarëve, të cilët ishin në mesin e qindra të vrarëve dhe të masakruarve në rajonin e Gollakut. 

Lexo më shumë  “Reforma Zgjedhore është urgjente, shkoni përtej dy partive kryesore”/ Ambasadorja e BE-së ia thotë në sy Ramës: Korrupsioni në nivele të larta mbetet sfidë reale
YouTube player