KryesoreLajme

Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë homazheve që ka bërë të enjten në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, si dhe në fshatrat Makoc dhe Sharban të Prishtinës, ka thënë se pa zbardhjen e krimeve të forcave serbe gjatë luftës dhe vënien e autorëve para drejtësisë, as të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë. 

Lexo më shumë  27 vjet nga Beteja e Koshares, dita kur 'shkulet' kufiri

“Duke ndarë dhimbjen me familjarët e të rënëve kryetari Konjufca theksoi se pa zbardhjen e këtyre krimeve dhe vënien e autorëve të tyre para drejtësisë, as të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë në varret e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi. 

Në Ribar, para 25 vjetëve forcat serbe vranë 25 civilë shqiptarë. Ndërsa në kompleksin e varrezave në fshatin Makoc të kryeqytetit, prehen eshtrat e 93 shqiptarëve, të cilët ishin në mesin e qindra të vrarëve dhe të masakruarve në rajonin e Gollakut. 

Lexo më shumë  Hapi i fundit i shkëputjes nga Rusia/ Moldavia largohet nga CIS, negociata për integrim në BE
YouTube player