BotaLajme

Konjufca nis vizitën në SHBA, viziton ambasadën e Kosovës në Washington


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar për një vizitë në Ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Washington, D.C”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Washington.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Kryeparlamentari Konjufca ishte i shoqëruar nga deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, shefi i stafit Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, të cilët u pritën nga ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i ambasadës.

Rruga Press

YouTube player