Lajme

Konjufca në takim me delegacionin gjerman, diskutuan për thellim bashkëpunimi në rrafshin ekonomik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim një delegacion nga rajoni më i madh i Gjermanisë, Nordrein Westfalisë, të udhëhequr nga deputeti dhe njëkohësisht Shefi i Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarkut Unna, Hartmut Ganzke.

Konjufca e falënderoi delegacionin gjerman për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën në etapa të ndryshme, që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, në fusha të ndryshme.

Lexo më shumë  "Po shkatërrohet bregdeti" - Ish-gjyqtari belg: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

Konjufca i konsideroi të rëndësishëm forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, veçanërisht në rrafshin ekonomik.

Udhëheqësi i delegacionit gjerman, Hartmut Ganzke, shprehu gatishmërinë për të vazhdimin e mbështetjes për Kosovën e të bashkëpunimit midis palëve.

Ganzke i dorëzoi kreut të Kuvendit ftesën zyrtare për vizitën në Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë.

Gjatë takimit deputeti Ganzke shoqërohej nga Këshilltari për Politikë të Brendshme dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Holger Fiedler, asamblisti në Kuvendin Komunal të Komunës Frondenbeg, Arbër Aliu, si dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. 

Lexo më shumë  REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Rruga Press

YouTube player