KryesoreLajme

Konjufca në Ferizaj: Me qytetarët diskutojmë programin për mirëqenie, siguri dhe begati

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar sot në Ferizaj, ku bashkë me kandidatët për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka takuar qytetarë në sheshin e qytetit.

Konjufca bëri të ditur se takimi kishte për qëllim ndarjen dhe diskutimin e drejtpërdrejtë të programit qeverisës të VV-së me qytetarët, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.

Lexo më shumë  Manxhuka: Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“Programi ynë është program për mirëqenie, program progresiv, për siguri e begati”, ka deklaruar Konjufca, duke nënvizuar se prioritetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbeten zhvillimi ekonomik, drejtësia sociale dhe forcimi i sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ai theksoi se mbështetja dhe interesimi i qytetarëve në Ferizaj janë tregues i qartë i besimit ndaj vizionit dhe programit të VV-së, ndërsa ftoi qytetarët që të vazhdojnë angazhimin aktiv në këtë proces politik.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit
YouTube player