KryesoreLajme

Konjufca: Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes, humbje e madhe për mendimin kombëtar shqiptar

Glauk Konjufca ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të akademikut dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për kombin shqiptar.

Qosja për më shumë se gjysmë shekulli ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm të ndërgjegjes kombëtare, duke dhënë kontribut të çmuar në shkencë, letërsi dhe mendim kritik.

Lexo më shumë  35 ditë revoltë! Diaspora “zbarkon” sot në Tiranë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama, jepe dorëheqjen!

Ai ka vlerësuar gjithashtu guximin e tij gjatë viteve ’80 në denoncimin e shtypjes ndaj shqiptarëve dhe qëndrimin e tij në mbështetje të kauzës kombëtare gjatë periudhës së luftës.

Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe mbarë kombin shqiptar, duke theksuar se vepra e Qosjes do të mbetet e gjallë dhe do të studiohet edhe më shumë në të ardhmen.

Lexo më shumë  Media e njohur italiane, “Il Foglio” shkruan për revoltën 35-ditore të shqiptarëve: Sheshet mbushen me njerëz që duan ta shohin “Edi Ramën në burg”, e konsiderojnë kriminel që ka hedhur Shqipërinë në gojën e ‘peshkaqenëve’

Rruga Press

YouTube player