Lajme

Konjufca me vizitë zyrtare në Francë, pritet të takohet me zyrtarë të lartë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kabinetin e tij të martën e 18 korrikut do të udhëtojë në Francë për vizitë zyrtare.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

Kryeparlamentari do të takohet me kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Yawl Braun-Pivet dhe zyrtarë të tjerë francezë.

Lexo më shumë  Universiteti austriak: Në solidaritet me popullin e Shqipërisë që mbron ishullin e Sazanit dhe Lagunën e Nartës kundër privatizimit, shkatërrimit mjedisor dhe korrupsionit

Ai do të ketë takim me Valérie RABAULT, nënkryetare e Asamblesë Kombëtare, me Jean-Louis BOURLANGES, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, me Frédéric PETIT, Député des Français établis hors de France, Jean-Philippe ARDOUIN, Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, me Gerard Larcher, kryetar i Senatit Francez, me Roger Karoutchi, ish ministër, nënkryetari i parë, me Christian Cambon, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura, me Marta de Cidrac, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor dhe me Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë për Kosovën.

Lexo më shumë  Djali i ish-presidentit Biden reagon për Zvërnecin dhe Sazanin: Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player