Lajme

Konjufca kujton të rënët në Hallaq të Lipjanit e në Makoc të Prishtinës

Në 23 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Hallaq të Lipjanit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar të rënët e këtij vendi.

Konjufca ka vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati duke u shprehur se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.

Në komunikatë është thënë se Kryetari i Kuvendit ka thënë se sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, thuhet se është shprehur Konjufca.

Ai në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve ka bërë homazhe edhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme
Kyetari Konjufca bënë nderime pranë memorialit të të rënëve në Hallaq të Lipjanit.
Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kyetari Konjufca bënë nderime pranë memorialit të të rënëve në Makoc të Prishtinës.
Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kyetari Konjufca bënë nderime pranë memorialit të të rënëve në Makoc të Prishtinës. Foto: Kuvendi i Republikës së Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *