Konjufca kujton të rënët në Hallaq të Lipjanit e në Makoc të Prishtinës
Në 23 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Hallaq të Lipjanit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar të rënët e këtij vendi.
Konjufca ka vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati duke u shprehur se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.
Në komunikatë është thënë se Kryetari i Kuvendit ka thënë se sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.
“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, thuhet se është shprehur Konjufca.
Ai në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve ka bërë homazhe edhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës.
Rruga Press