KryesoreLajme

Konjufca: Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat si Britania

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një aleat si Britania e Madhe. Në takim me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, Konjufca ka shtuar se mbështetja britanike është shumë e rëndësishme.

Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se “Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën nga Kuvendi.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Ambasadori Hargreaves theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis dy shteteve.

YouTube player

Lexo më shumë  Publicisti Fejzi Hajdari kritikon ambasadorin Meidani në MV: Diplomacia nuk duhet të shndërrohet në zgjatim partie