KryesoreLajme

Konjufca: Gjithçka gati për seancën konstituive, caktohen ulëset e partive

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se gjithçka është gati për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike, Konjufca ka thënë se janë caktuar ulëset e partive dhe nuk ka dallime të mëdha krahasuar me legjislaturën e tetë.

“Kjo është natyrisht mbledhje që e sheh edhe rregullorja jonë. Në këtë mbledhje caktohen ulëset e partive politike.. e bashkë me ta e diskutova edhe skenarin e mbledhjes. Gjithçka shkoi mirë. U caktuan ulëset. Nuk ka ndryshim shumë të madh sa i përket ulëseve. Në mes ulet VV-ja. Dy krahët siç kanë qenë. AAK-ja do të ulët siç ka qenë e edhe pakicat. Dallimet janë të vogla me legjislaturën e tetë. Gjithçka shkoi mirë, përfundoi mbledhja”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  “Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit në Gaza dhe po heshtim”, presidentja sllovene me fjalim para Parlamentit Evropian

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit dhe se formimi i Qeverisë është i pamundur pa themelim të një koalicioni.

Sa i përket kryetarit të Kuvendit, VV-ja ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo edhe për arsye se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes mazhorancës i nënshtrohen principeve e njëra është përpjekja për të formuar qeverinë. Kur jemi te qeveria është e pamundur pa u themeluar një koalicion që është e aftë me zgjedh një qeveri të re.

Lexo më shumë  Kosova nis tranzicionin energjetik – Kurti: Jemi të përkushtuar ndaj agjendës së gjelbër evropiane

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit