KryesoreLajme

Konjufca: Escobari po vepron si Lajçaku


Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka folur për emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Konjufca për emisarin amerikan Escobar ka thënë se ai po vepron sikurse emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Zoti Escobar është tërësisht në kornizat e zotit Lajçak, kjo do të thotë se zoti Lajçak e ka një qasje e cila e ka kështu pjesën e vetë Kosova duhet të realizoj tash e 100% e pastaj lejona neve Serbin se na e dimë qysh merrmi me ta e kjo Kosovës i ka kushtuar shumë”, ka thënë Konjufca në Kanal10.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Konjufca shtoi se, pas diskutimeve të shumta ndërmjet vetë grupeve parlamentare të ansambleistëve të Këshillit të Evropës është ardhë deri te përfundimi që sa i përket shpronësimeve u qartësua se kjo nuk ka të bëjë me vetligjin.

“Por disa shpronësime që po ndodhin në pjesën e veriut të Kosovës, për ato jemi sqaruar me Bashkësinë Ndërkombëtare.”

Sipas Konjufcës Escobar vetëm se e ngarkoi Kosovën me disa kritere që janë tejkaluar.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

“Prandaj kjo që e tha Escobar mu duk e çuditshme e cila nuk është në Këshill të Evropës por të cilën e shtoi vetëm Escobar, dhe kjo më duket e bëri për arsye që nuk m und të arrinte një marrëveshje me qeverinë për aspektin e dinarit, dhe më duket se e ngarkoi Kosovën padrejtësisht me disa kritere të cilat ne i kemi tejkaluar”, përfundoi Konjufca.

Rruga Press

YouTube player