KryesoreLajme

Konjufca e falënderon për mbështetjen ambasadoren holandeze në largim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Sipas komunikatës nga Kuvendi, Konjufca e falënderoi ambasadoren për kontributin për përafrimin e mëtejshëm dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, që ndajnë vlerat, synimet dhe interesa të përbashkët.

“Kryetari Konjufca tha se Holanda është një shtet mik që është gjendur përkrah Republikës së Kosovës nëpër periudhat e shtetndërtimit, me angazhimin e saj të vazhdueshëm, gjë që i jep Holandës një vend të veçantë të mirënjohjes në vendin tonë. Ai tha se ambasadorja Lobbezoo është pjesë e kësaj ecurie të përbashkët, për çka ka edhe mirënjohjen tonë”, theksohet në komunikatë.

Lexo më shumë  Qeveria ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Tutje thuhet se ambasadorja holandeze, Carin Lobbezoo shprehu bindjen se edhe pas përfundimit të mandatit të saj do të vijojë kjo traditë e bashkëpunimit të mirë, angazhimit dhe gatishmërisë për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet shteteve.

Rruga Press

YouTube player