KryesoreLajme

Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika Çeke.

Siç është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryekuvendarit, në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

“Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, si dhe angazhimet e institucioneve për garantimin e paqes dhe sigurisë, në kohën, kur shteti serb po angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit“, thuhet në njoftim. 

Tutje thuhet se Konjufca ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Çekisë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve në shumë fusha. 

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet
YouTube player