Konjufca – deputetit gjerman: Qasja e Serbisë, kërcënim për stabilitetin në rajon
Kryekuvendari Glauk Konjufca ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se në këtë takim, Konjufca e ka njoftuar Beyerin për zhvillimet e fundit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.
“Në takim u bisedua edhe rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë, ku kryetari Konjufca e njoftoi deputetin Peter Beyer me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve“, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se Beyeri ka theksuar se Kosova do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit.
Rruga Press