Lajme

Konjufca: Aleanca e vendeve demokratike është përgjigjja e vetme ndaj kërcënimit rus

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur vizitën në Estoni, duke takuar fillimisht homologun estonez, Lauri Hussar.

Konjufca ka treguar se me Estoninë ndajnë partneritetin strategjik, interesat e përbashkët në shumë sfera, bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe vlerat e aspiratat e demokracisë.

“Po ashtu, i tregova mirënjohjen tonë për mbështetjen që Estonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në aspektin ndërkombëtar dhe sfidat rajonale. Z. Hussar më konfirmoi se mbështetja e shtetit estonez do të vazhdojë, e së bashku u pajtuam për nevojën e thellimit të mëtejmë të raporteve tona, përmes shkëmbimit të përvojave parlamentare, investimeve ekonomike, angazhimit për transformime digjitale, bashkëpunimit në lidhje me sfidat e sigurisë dhe në çdo fushë të interesit të përbashkët”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lexo më shumë  “Rama Out”/ Peticioni online mbledh afro 500 mijë firma

Ai ka treguar se me Hussarin biseduan edhe për situatën politike të dyjave vendeve, duke theksuar se përveç interesave ndajmë edhe rrezikun e një Rusie në kërkim të destabilitetit.

‘Aleanca e vendeve demokratike është përgjigjja e vetme ndaj kërcënimit rus, aleatëve dhe satelitëve të saj, ndërsa vendosmëria jonë në vlerat e demokracisë është garancia e palëkundur e të ardhmes së përbashkët të paqes dhe përparimit”, ka deklaruar Konjufca.

Lexo më shumë  Kurti niset për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Rruga Press

YouTube player