Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së kërcënoi stafin e kryeparlamentarit Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se mbledhja e Kryesisë nuk do të mbahet, pasi sipas tij, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërcënuar stafin e tij.

Konjufca, në një deklarim para gazetarëve, tha se ndaj Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, pati “mësymje për sulm fizike” dhe sharje.

Lexo më shumë  Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

“Pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend këtu”, tha Konjufca.

“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare”, tha kryetari i Kuvendit.

Lexo më shumë  Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar

Incidenti ka ardhur pasi ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *