Bota

Kongresmenia e Trumpit feston për vdekjen e Papës: E keqja u mposht nga dora e Zotit

Marjorie Taylor Greene, një kongresmene amerikane që mbështet Trump, habiti të gjithë duke festuar për vdekjen e Papa Françeskut. Në një koment në X ku ndiqet nga 1.5 milionë njerëz ajo shkoi se “sot ka pasur ndryshime të mëdha në udhëheqjen globale. E keqja u mposht nga dora e Zotit.”

Greene, e cila e përshkruan veten si një “e krishterë” në biografinë e saj në rrjetin social në pronësi të Elon Musk e pati të bllokuar profilin për shumë kohë për shkak postimeve me dezinformata në lidhje me Covid.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

E lidhur më parë me grupin konspirativ “QAnon”, Greene ka mbështetur vazhdimisht pretendimet e Trump për mashtrime në zgjedhjet e 2020. Postimi që festonte vdekjen e Papës shkaktoi qindra komente proteste nga ndjekësit.

“Ti je një turp për Amerikën” – i shkroi asaj një përdorues që e identifikoi veten si një “republikan i shqetësuar”. “Si jetoni me gjithë këtë urrejtje në zemrën tuaj?” – shkroi një tjetër. “Çfarë lloj i krishteri mund të kërcejë mbi varrin e një njeriu dhe të flasë për vullnetin e Perëndisë?” – replikoi dikush tjetër.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Në një postim të publikuar më herët të dielën në X, Greene postoi një imazh të Jezusit me komentin: “Shpresoj që ata të kenë një Pashkë të mrekullueshme. Ai u ringjall dhe ne të gjithë jemi falur.”

Rruga Press

YouTube player