BotaKryesore

Kongresmeni konservator Don Bacon del kundër Trumpit: Republikanët e vërtetë e dinë të keqen, Rusinë e Putinit, trashëgimia ime është Reagani dhe Churchilli

Vendimet e presidentit amerikan Trump për të braktisur Ukrainën dhe për të ndihmuar për pasojë pushtimin e Putinit, ka krijuar shumë polemika dhe kundërshti, përfshirë edhe nga brenda Partisë Republikane, në krye të së cilës është Donald Trump.

Kongresmeni konservator, Don Bacon u shpreh ashpër kundër qëndrimeve të presidentit Donald Trump.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

“Republikanët e vërtetë e dinë se Rusia e Putinit e urren Perëndimin dhe lirinë”, tha kongresmeni amerikan.

Ai shtoi se e dimë gjithashtu që Ukraina dëshiron demokracinë, tregjet e lira dhe sundimin e ligjit, duke nënkuptuar se Ukraina është një vend i vlerave perëndimore, përkundër Rusisë që ka në krye një autokrat si Putini, i cili jo rrallë herë i ka vrarë kundërshtarët e tij politikë.

Lexo më shumë  Kërkohet një muaj paraburgim për arsimtarin e dyshuar për bashkëpunim me BIA-n

“Ne qëndrojmë me të drejtën kundër të keqes. Reagani, Churchilli, Eisenhoweri… kjo është trashëgimia jonë. Unë nuk do të largohem prej saj”, tha në fund kongresmeni Don Bacon.

YouTube player