KryesoreLajme

Kongresmeni amerikan Wilson propozon hetim për lidhjet e qeverisë Rama me trafikun e drogës

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar një ligj i cili kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane, mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Nëpërmjet një amendamenti të depozituar dy javë më parë në Kongresin Amerikan. Wilson ka kërkuar vënien në lëvizje të agjencive ligjzbatuese, ndërsa propozimi i tij ka kaluar tashmë komisionin e rregulloreve dhe komisionin e ligjeve në ShBA, pritet miratimi i ligjit në seancë plenare në Kongres.

Lexo më shumë  “CBS News”: Personi që i shiti tokën Kushner po hetohet për pastrim parash e trafik droge

“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:
-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri
-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, – shkruan amendamenti.

Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongresin Amerikan. Së bashku me Robert Aderholt ai është bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-ShBA, në Dhomën e Përfaqësuesëve.

Lexo më shumë  Braho i SPAK-ut komenton çështjen "Balluku": Mungesa e masës dëmton hetimin, për mua deputeti nuk duhet të ketë imunitet

Zoti Wilson është anëtar i kupolës së Mëngjesit të Lutjeve në ShBA, njëherësh një nga mbështetësit më të zëshëm të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Rruga Press

YouTube player