KryesoreLajme

Kongresmeni amerikan Wilson: Deklarata e neveritshme e ministres serbe e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së në vitin 2027

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

Wilson i cilësoi këto deklarata si “të neveritshme dhe inflamatore”, duke theksuar se ato janë arsyeja pse Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE PA) nuk duhet ta marrë në konsideratë kandidaturën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të organizatës në vitin 2027.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues

“Pikërisht për këtë arsye, OSBE PA nuk duhet ta marrë në konsideratë ofertën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të vitit 2027”, ka shkruar Wilson.

Sipas kongresmenit amerikan, OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus dhe për të forcuar bashkëpunimin në Evropë, e jo për të rindezur tensionet etnike.

“OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Deklarata e Paunoviqit ka nxitur reagime dhe dënime në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa Wilson ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Charlestonit për organizimin e takimit të vitit 2027.

YouTube player