Lajme

Kongresisti amerikan Torres për gjendjen në veri: SHBA-ja duhet të jetë me Kosovën

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm.

Torres në një postim në Twitter thotë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që pyet pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

Lexo më shumë  Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?. SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan kongresisti Torres.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës edhe të hënën ishte e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. KFOR ka bërë të ditur se rreth 25 pjesëtarë nga kontingjenti shumëkombësh kanë mbetur të plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *