Lajme

BBC raporton për situatën në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj KFOR-it

Media britanike, British Broadcasting Corporation e njohur si BBC ka raportuar për situatën në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj misionit të NATO-s në vend, KFOR-it, lajm ky i cili qëndron në ballinë.

BBC raporton se policia dhe trupat e NATO-s u përleshën me protestuesit serbë në veri, ku ka pasur trazira për vendosjen e kryetarëve shqiptarë nëpër objkte komunale.

Gaz lotsjellës dhe granata trullosëse u përdorën për të penguar protestuesit në Zveçan, pasi ata u përpoqën të pushtonin një ndërtesë qeveritare, shkruan BBC.

Si BE ashtu edhe SHBA kanë kritikuar autoritetet kosovare për destabilizimin e situatës në veri të Kosovës dhe kanë paralajmëruar kundër çdo veprimi që mund të nxisë tensionet etnike atje.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara mes banorëve të saj serbë dhe kryesisht shqiptarë.

Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, por Serbia, e mbështetur nga aleati i saj i fuqishëm Rusia, refuzon ta bëjë këtë, ashtu si shumica e serbëve etnikë brenda Kosovës.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027 – publikojnë foto nga lufta në Kosovë

Ndërsa shqiptarët etnikë përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë në Kosovë në tërësi, serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në rajonin verior.

Ushtria në gatishmërinë më të lartë

Paqeruajtësit nga Italia dhe Hungaria ishin në mesin e atyre që u lënduan në sulmet e dhunshme të fundit të hënën, ku tre prej tyre raportohet se kanë mbetur në gjendje të rëndë, thotë NATO, transmeton BBC. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmet.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka deklaruar se më shumë se 50 serbë kishin nevojë për trajtim spitalor dhe se edhe më shumë u plagosën.

Trupat e udhëhequra nga NATO në Zveçan fillimisht u përpoqën të ndanin protestuesit nga policia, por më vonë shpërndanë turmën duke përdorur mburoja dhe shkopinj, thekson BBC, teksa shtojnë se disa protestues hodhën gurë dhe kokteje molotovi mbi ushtarët.

Policia e Kosovës tha se njërë prej veturave të tyre ishte djegur dhe se në automjete të tjera ishin shkruar “tituj provokues me simbole serbe dhe ruse”.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës mbyll gjashtë degë të Bankës Postare Kursimore në veri

NATO i quajti sulmet “krejtësisht të papranueshme”, duke shtuar në një deklaratë se u bëri thirrje të gjitha palëve “të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog”.

Vuçiq e vendosi ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake në përgjigje të protestave të reja. Ai i zhvendosi njësitë e ushtrisë afër kufirit të Kosovës të premten, pas përleshjeve të ngjashme.

Tensionet e kohëve të fundit filloi pasi serbët e Kosovës – të cilët përbëjnë rreth 5% të popullsisë së përgjithshme prej 1.8 milion të vendit – bojkotuan zgjedhjet lokale të prillit në katër komunat veriore që janë me shumicë serbe. Kjo i lejoi shqiptarët etnikë të merrnin kontrollin e këshillave.

Beogradi mbështeti bojkotin – duke rezultuar në një pjesëmarrje prej vetëm 3.47% – i cili u ndez pasi komuniteti serb kërkoi krijimin e një asociacioni të premtuar të komunave serbe../ BBC

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *