Lajme

Kongresisti amerikan për marrëveshjen me MCC-në: Votë besimi për të ardhmen e Kosovës

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, e ka përgëzuar të enjten Kosovën për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në për energjinë, përmes së cilës vendi përfiton grant prej 202 milionë dollarësh.

Torres e ka quajtur këtë investim të SHBA-së si votë besimi për të ardhmen e Kosovës.

“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC-ja, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka shkruar Torres në Twitter.

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2026-n dhe 2027-n

Të enjten është ratifikuar marrëveshja për energjinë me MCC-në edhe në Kuvend.

Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), në Kongresin Amerikan.

Lexo më shumë  BE nis pagesën e parë prej 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike

Marrëveshja në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, përqendrohet në projekte të energjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *