KryesoreLajme

Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares së Trumpi që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka njoftuar se njoftuar se Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i ka kërkuar të shkarkojë nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit në këtë departament, Kingsley Wilson, e cila në vitin 2023 kishte shkruar publikisht “bëje Kosovën Serbi sërish”.

Torres në profilin e tij zyrtar në “X”, ka publikuar edhe letrën ku ka kërkuar shkarkimin e zyrtares Wilson.

“Sot i shkrova Sekretarit të Mbrojtjes duke bërë thirrje ta shkrojë nga detyra Zëvendës Sekretaren e Shtypit në këtë departament.Duke pasur parasysh fushën e minuar të retorikës antisemitike, komploteve nacionaliste të të bardhëve dhe propagandën pro-Kremlinit që Wilson e ka përhapur me krenari, prania e saj e mëtejme në Pentagon është një njollë në reputacionin e tij”, ka shkruar Torres në rrjetin social X.

Lexo më shumë  Haxhiu thirrje mërgatës: Regjistrohuni për të votuar. Afati është deri në 17 maj

Ndërsa, në letër thuhet se Kingsley Wilson, në postimet e saj në rrjetet sociale, e ka afirmuar propagandën anti-kosovare, duke theksuar se ky është “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj më pro-amerikanëve aleate në Evropë”, gjë që “e përafron atë me interesat e Vladimir Putin”.

Torres edhe më herët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Wilson, Zëvendës Sekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën. Ai kishte pohuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

Lexo më shumë  U.D. Presidentja Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Administrata e re amerikane emëroi Kingsley Wilson në postin e Zëvendës Sekretarit të Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Me marrjen e detyrës, Wilson njoftoi në rrjetet sociale se ishte e nderuar që u emërua në këtë detyrë dhe se Amerika do të jetë më e fortë se kurrë.

Rruga Press

YouTube player