Konfirmohet takimi i nivelit të lartë Kurti- Vuçiq, ja kur do të mbahet
Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet më 2 maj. Kështu konfirmohet nga selia e Bashkimit Evropian, në Bruksel.
Në prag të këtij takimi, sikundër u konfirmua nga selia e BE-së, është formuar “Komiteti i Përbashkët Monitorues” për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Me këtë komitet do të kryesojë Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog. Kosovën në këtë komitet do ta përfaqësojë ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori i këtij vendi, Petar Petkoviq.
Themelimi i këtij trupi është bërë 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë që u mbajt në Ohër ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku në planin e zbatimit parashihet ky afat kohor.
Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE-së Peter Stano, termat e “Referencës” pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj.
Rruga Press