KryesoreLajme

KONFIRMOHET! Liderët opozitar shqiptarë të Maqedonisë sot në takim me Kurtin, Mexhiti: Do të kemi lista të përbashkëta me VV-në

Liderët e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi sot kanë arritur në Prishtinë, ku do të realizojnë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Në takim do të merr pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, partia e të cilit është pjesë e Qeverisë në RMV.

Në një prononcim para mediave, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, tha se Vetëvendosja “de jure” nuk do të merr pjesë në zgjedhjet kuvendare në Maqedoni, por “de fakto” VV-ja do të jetë pjesë e tyre.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Vetëvendosja de jure nuk do të merr pjesë në zgjedhje pasi nuk është e regjistruar si parti, ndërsa de fakto do të jetë pjesë e zgjedhjeve, pasi do të kemi lista të përbashkëta me Lëvizjen Besa, Lëvizjen Demokratike dhe Alternativën”.

“Kemi takime intensive edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ndërsa kur do të zyrtarizohen koalicionet nuk e di”, tha mes tjerash Izet Mexhiti.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ndërsa kryetari i ASh-së Arben Taravari, para takimit me Kurtin dhe Konjufcën tha se ka marrë ftesë për këtë takim dhe nuk e ka refuzuar.

“Nuk e di çfarë do të diskutojmë, kisha ftesë dhe normalisht nuk e refuzoj ftesën e kryeministrit”, tha Taravari.

YouTube player