Koncensioni 104 milionë euro, publikohen emrat e zyrtarëve të MSH të paditur në SPAK
Janë publikuar emrat e 10 zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët u kallëzuan 2 ditë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre dhe shkelje në prokurimin e tenderave për laboratorë. “Report TV” ka mësuar emrat e funksionarëve të paditur nga KLSH. Ata janë: Raimond Cimbi, ish-drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë; Silva Novi, përgjegjëse e sektorit të standarteve dhe Protokolleve Spitalore në MSH; Leonora Horanlliu, përgjegjëse e sektorit të Programimit dhe Monitorimit Buxhetit në FSDKSH; Ariola Krymi, mjeke koordinatore në Laboratorin Biokimik në QSUT; Anjeza Alliu, përgjegjëse e sektorit të Prokurimeve; Gazmir Vehbi, ekonomist në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve; Armila Ali, ekonomiste në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve; Flutura Beqo, drejtorja e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësisë; Oltion Dhono, drejtor i Qendrës Kombëtare teknike Bio-Mjekësore dhe Olsi Akshia, përgjegjës i sektorit të Ankesave dhe Administrative dhe Gjyqësore.
Bëhet fjalë për një koncension të periudhës 2015-2019 me vlerë 104 milionë euro për laboratorë. KLSH konstatoi se këta zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë hodhën poshtë kërkesën e Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve (IFC), pjesë e Bankës Botërore që të skualifikonte grupin e kompanive fituese.
Rruga Press