Koncencioni i sterilizmit, Ilir Beqja paraqitet në SPAK! Ish ministri i Shëndetësisë sqarime për aferën me tenderat
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka mbërritur sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për aferën e koncensioneve të sterilizmit.
Por, ndërsa ka hyrë në ambientet e SPAK për të dhëne sqarime në lidhje me tenderin e shumëpërfolur të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ai ka parkuar gabim jashtë ambienteve automjetin e tij luksoz dhe ka marrë një gjobë. Beqaj ka hyrë rreth orës 09:00 në ambientet e SPAK dhe nuk ka dalë ende prej andej ndërsa pritet të pyetet edhe nga gazetarët.
Koncesioni i sterilizimit
Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.
Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar. Pjesa tjetër e aksioneve të kompanisë “SaniService” zotërohet nga tri subjekte, përkatësisht, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%. Mediat kanë raportuar se Rrapaj, ishte emigrant në Itali por u kthye në Tiranë pas fitores së Partisë Socialiste ku fitoi kontratën koncesionare 100 milionë euro.
Afati i koncesionit është 10 vjeçar ndërkohë bilancet vjetore të dorëzuara në QKR nga kompania fituese për periudhën 2016-2022, tregojnë se të ardhurat në formën e pagesave nga buxheti i shtetit janë 8 miliardë lekë, ose 76 milionë euro.
Dritë hijet e koncesionit
Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Në 2016 Prokuroria e Tiranës deklaroi se kontrata e sterilizimit nuk kishte elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.
Hetimi për koncesionin e sterizilimit nisi në 13 janar 2020 për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Masat e sigurisë
Klodjan Rjepaj- ‘arrest me burg’ i akuzuar për ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Ilir Rrapaj– ‘arrest me burg’ i akuzuar për ‘Mashtrim’
Saimir Kadiu– ‘arrest shtëpie’ i akuzuar për ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Rruga Press