Komuniteti arbëresh dhe traditat muzikore
Arbëreshët janë të vendosur në jug të Italisë mes shekujve 15 dhe 17 në 7 rajone, Pulia, Basilikata, Kalabri, Siçili, Molise, Kampania, dhe Abruco. Njihen dhe si shqiptarët e Italisë dhe pas pesëqind vjetësh kanë të njëjtën veshje dhe gjuhë.
Në një material filmik “Laboratorio Arbëria di S. Marzano di S. Giuseppe” në Taranto rrëfen historinë e traditës muzikore arbëreshe por dhe ndryshimet në kulturën e arbëreshëve të trevave të ndryshme në Italinë jugore.
“Kur ndiqja shkollën fillore mësuesit tanë na ndalonin të flisnim gjuhën arbëresh. Çfarë ndodhi? Erdhi një bashkëfshatari jonë, profesori De Padova që nisi të thotë e të bëj dhe të mësojë gjuhën arbëreshe. Zgjoi të gjithë situatën. Ishte një mësues i fillores i çili kishte klasën e tij të bërë pikërisht për ata që flisnin gjuhën arbëreshe në shkollë”, thotë Cosimo di Maglie, ndër arbëreshët më të vjetër në moshë aktualisht në S. Marzano.
Muzika e vërtetë tradicionale arbëreshe është vetëm vokale dhe polifonike qoftë e shenjtë, liturgjike apo popullore. Pjesa tjetër e muzikës arbëreshe janë këngë me tekste në gjuhën arbëreshe të shoqëruara me ritmin e territorit. Për shembull, në S. Marzano që ndodhet në Puglia, arbëreshët këndojnë në gjuhën arbëreshe të shoqëruar me ritmin klasik të “pizzica” në Salentino. Ndërsa në Kalabri këndohet në gjuhën arbëreshe të shoqëruar me ritmin e tarantelës. Kështu kuptojmë nëse flasim për arbëreshët e Kalabrisë, Pulias apo Siçilisë etj.
Një traditë muzikore që karakterizon arbëreshët është “Vallia”, vallja që kujton fitoret e heroit tonë, Skënderbeut mbi turqit, shpesh të shoqëruara nga ninulla të trishta të alternuara me strofa më të gëzueshme. Tek ato të trishtat janë kujtimet e luftës ndërsa më të lumturat fitoret e heroit tonë mbi turqit.
Në komunitetin arbëresh ka arbëresh të riteve latine dhe arbëresh të riteve bizantine, përkatësisht ata që respektojnë ritet fetare katolike dhe ata ortodokse, përkatësisht në S. Marzano dhe Kalabri.
“Ne filluam të kishim përqindjen e konsideruar me gjuhë kombëtare pas viteve 1970, sepse të rinjtë e S. Marzano i dhanë mundësinë të rinjve të vendeve të tjera të hyjnë dhe të njohin femrat tona”, thotë më tej Di Maglie.