Lajme

Komuna e Gjilanit fton fermerët që pësuan dëme nga breshëri dhe erërat që t’i raportojnë ato

Komuna e Gjilanit u ka bërë thirrje fermerëve që t’i raportojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që të evidentohen në raportin, i cili do t’i përcillet Ministrisë së Bujqësisë.

“Të gjithë fermerët e komunës së Gjilanit të cilët kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore siç janë erërat e forta dhe breshëri duhet të paraqitën në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Sipas një njoftimi të lëshuar nga kjo komunë, breshëri dhe erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe komunën e Gjilanit, ditëve të fundit dhe në disa zona bujqësore kanë shkaktuar edhe dëme.

“Komisioni i emëruar nga Drejtoria do të dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur të dhënat dhe evidentimin e tyre në raportin i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për procedim të mëtejmë”, ka thënë Isufi.

Lexo më shumë  Vulini i cili është në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi dhe Daçiqi ministër i Brendshëm

Komuna njofton se janë zhvilluar vizita nga komisioni në fshatrat Bresalc, Ponesh, Gumnisht, Cernicë dhe Nasalë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *