Sport

Kompletohet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve – Grupi F është ai i ferrit me katër skuadra të mëdha

Është hedhur shorti për edicionin 2023/24 në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve.

32 skuadra evropiane kanë mësuar emrat e kundërshtarëve  mësojnë emrat e kundërshtarëve në grupet e Ligës së Kampionëve.

Padyshim që Grupi F është ai i ferrit ku janë katër skuadra të mëdha si PSG, Borussia Dortmund, Milan dhe Newcastle United.

Kampioni aktual i kësaj gare, Manchester City është në Grupin G së bashku me RB Leipzig, Crvena Zvezda dhe Young Boys.

Grup tejet interesant është edhe ai C me Napolin, Real Madrid, Braga dhe Union Berlin. Ndërkohë në Grupin A janë Bayer Munich, Man Utd, Copenhagen dhe Galatasaray.

Grupet për edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Grupi A: Bayern Munich, Manchester United, Copenhagen, Galatasaray.

Grupi B: Sevilla, Arsenal, PSV Eindhoven, Lens.

Grupi C: Napoli, Real Madrid, SC Braga, Union Berlin.

Grupi D: Benfica, Inter, Salzburg, Real Sociedad.

Grupi E: Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic.

Grupi F: PSG, Borussia Dortmund, Milan, Newcastle United.

Grupi G: Manchester City, RB Leipzig, Crvena Zvezda, Young Boys.

Grupi H: Barcelona, Porto, Shakhtar Donetsk, Royal Antwerp.

Rruga Press

YouTube player